Italia hap hetim ndaj Meta-s për chatbot-et e WhatsApp-it

Italia hap hetim ndaj Meta-s për chatbot-et e WhatsApp-it

Autoriteti italian i konkurrencës Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato (AGCM) njoftoi të mërkurën se ka hapur një hetim ndaj Meta, kompania që zotëron Facebook dhe WhatsApp, për abuzim të mundshëm të pozitës dominuese në treg. Sipas AGCM-së, dyshimet lidhen me integrimin e shërbimit të inteligjencës artificiale të Meta-s në WhatsApp, i cili mund të penalizojë ose përjashtojë chatbot-et konkurruese të inteligjencës artificiale nga platforma. Autoriteti bëri të ditur se ka vendosur masa të përkohshme ndaj Meta-s dhe degëve të saj me seli në Irlandë dhe Itali, me qëllim që të parandalojë përjashtimin e chatbot-eve të tjerë nga WhatsApp. Sipas AGCM-së, kjo sjellje mund të kufizojë prodhimin, aksesin në treg dhe zhvillimin teknik në tregun e shërbimeve të chatbot-eve AI, në dëm të konkurrencës...