“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim
Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke shprehur zemërim, pasi i nominuari i Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Islandë raportohet se ka bërë shaka se vendi nordik duhet të bëhet shteti i 52-të i Shteteve të Bashkuara. Të mërkurën, vetëm disa orë përpara se zyrtarë të lartë nga Groenlanda dhe Danimarka të takoheshin me zyrtarë të SHBA-ve, në përpjekje për të shmangur kërcënimet e Trump për të marrë kontrollin e ishullit arktik, media ‘Politico’ raportoi për komente të ngjashme edhe për një tjetër ishull nordik. “Dëgjuam se ish-kongresmeni Billy Long, i nominuari i Trump për ambasador në Islandë, u ka thënë me shaka anëtarëve në sallë mbrëmë se Islanda do të jetë shteti i 52-të dhe se ai do të jetë guvernatori”, shkroi Politico....
Burimi:
javanews.al