Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika
Danimarka numëron 1 mijë e 419 ishuj me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë. Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të aneksonte vërtet Groenlandën në “perandorinë amerikane”, mbretëria ishullore e pasardhësve të Vikingëve do të zvogëlohej. Për momentin, megjithatë, Trump po kontribuon që ajo të rritet: me ndërtimin e parqeve eolike offshore dhe stacioneve të konvertimit, Danimarka po krijon në det një lloj ishulli energjetik, të lidhur me nënstacione dhe elektrolizatorë të vendosur në ishullin baltik të Bornholmit. I gjithë kompleksi, i quajtur Bornholm Energy Island, lind nga nevoja gjithnjë e më urgjente për t’u bërë i pavarur nga çdo formë importi energjie. Në Detin e Veriut, Danimarka madje planifikon të ankorojë një ishull krejtësisht artificial me funksion të ngjashëm. Projekti Bornholm Energy...
Burimi:
javanews.al