Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka falur ish-guvernatoren e Porto Rikos, Wanda Vázquez Garced, e cila ishte akuzuar në një çështje federale për korrupsion, bëri të ditur Departamenti i Drejtësisë. Zyra e Prokurorit të Faljeve në Departamentin e Drejtësisë përditësoi listën zyrtare të faljeve presidenciale për të përfshirë një falje për Vázquez, e cila mban datën e së enjtes. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të premten se presidenti Trump kishte vendosur ta falte atë. “I gjithë ky rast është një shembull i ndjekjes penale politike”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar akuzave ndaj Vázquez, e cila u arrestua në gusht të vitit 2022 nën dyshimin për marrje ryshfeti në lidhje me financimin e fushatës së saj për guvernatore në...
Burimi:
opinion.al