Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre
6 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pasi një aksidenti të rëndë në Timis të Rumanisë. Mediat rumune raportojnë se një kamion u përplas me një furgon dhe si pasojë humbën jetën 6 pasagjerë të furgonit dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur. Sipas raportimeve Furgoni mbante 10 persona që ishin tifozë të ekipit grek PAOK dhe po udhëtonin nga Greqia në Francë. Policia e Timiş njoftoi se kontrollet fillestare në vendngjarje tregojnë se shoferi i furgonit u përpoq të parakalonte. Në përpjekje për t’u kthyer në korsinë e tij, ai goditi një kamion dhe më pas u përplas me një kamion tjetër, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.
Burimi:
opinion.al