Ish-shefi i NATO-s: Europa të mbetet e qartë në vlerat e saj
Konferenca e Sigurisë në Mynih ka sjellë mesazhe dhe debate të reja në lidhje me marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Në një kohë tensionesh dhe përplasjesh diplomatike, ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kontinenti i vjetër duhet të mbetet konsistent në vlerat e veta, edhe kur sfidohet ose kërcënohet nga aleati më i madh, përtej oqeanit. Ai theksoi se është e rëndësishme që të flitet dhe veprohet në një mënyrë që përpiqet ta mbajë të bashkuar familjen europiane. Por nga ana tjetër, theksoi Stoltenberg, Europa duhet të jetë shumë e qartë kur disa vlera thelbësore kërcënohen. Ish shefi i NATO-s tha se, përveç qartësisë, kjo ka të bëjë edhe me gjetjen e një mënyre për të adresuar çdo problem...
Burimi:
vizionplus.tv