Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

David Petraeus, i njohur për eksperiencën e tij në Lindjen e Mesme, thotë se “Irani nuk ka qenë kurrë kaq i dobët si tani”. Sipas ish-drejtorit të CIA-s, kjo nuk do të thotë se një ndërhyrje ushtarake amerikane do të rrëzonte regjimin, por nëse presidenti amerikan Donald Trump nuk vepron pas vendosjes së linjave të tij të kuqe, mund të ketë pasoja shumë negative. Më poshtë, intervista e tij për Corriere Della Sera Si i vlerësoni protestat aktuale? “Janë pa precedent. Ka pasur protesta edhe më parë, por këto duket se janë më të rëndësishmet në dekadat e fundit. Nuk do të thotë që ka një mundësi të qartë për rrëzimin e regjimit, sidomos sepse nuk duket se ka një organizim prapa tyre. Por janë më...