Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Ish-Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman e njohur për retorikën e saj armiqësore kundër emigrantëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka ndërruar parti. 45 vjeçarja u prezantua si anëtare e Reform Uk, partisë së të djathtës ekstreme të Nigel Farage. Në tubimin e mbajtur në Londër Braverman tha se kishte hequr dorë nga anëtarësimi i saj në partinë konservatore pas 30 vitesh ndërsa shtoi se me kalimin e saj në Reform UK ndihet si në shtëpi. Në fjalimin e saj krah Nigel Farage, Braverman iu tha të pranishmëve në sallë se Britania e Madhe ishte shkatërruar dhe se emigracioni i paligjshëm kishte dale jashtë kontrollit. Ne ose do të vazhdojmë rrugën e dobësimit dhe rënies që përfshin dorëzimin e vendit tone ose mund ta rregullojmë...
Burimi:
opinion.al