Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet që të gjitha palët e përfshira në luftën me Iranin të tregojnë përmbajtje dhe të rifillojnë dialogun diplomatik, duke theksuar se nuk ekziston bazë ligjore për sulmin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Teheranit. “Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare”, tha Stoltenberg, i cili aktualisht shërben si ministër i Financave i Norvegjisë, në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais. Deklaratat e Stoltenbergut, i cili shërbeu si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse ai e mbështet vendimin e Spanjës për t’iu kundërvënë luftës dhe për të ndaluar përdorimin e bazave spanjolle nga ushtria amerikane për sulme të mëtejshme...