Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge
Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar nga policia britanike, duke u bërë anëtari i parë i familjes mbretërore në historinë moderne që ndalohet nga autoritetet. 66-vjeçari u shoqërua në komisariat mëngjesin e së enjtes, pas një kontrolli në banesën e tij të përkohshme Wood Farm, në Sandringham, Norfolk. Ai qëndroi rreth 12 orë në paraburgim dhe më pas u lirua nën hetim, ndërsa autoritetet konfirmuan se pyetjet ndaj tij do të vijojnë. I hetuar për dyshime për shpërdorim detyre në funksion publik, Mountbatten-Windsor dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale gjatë kohës që shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar, duke përfaqësuar Mbretëreshën e ndjerë dhe vendin jashtë shtetit. Dyshimet u shtuan pas publikimit të disa email-eve në kuadër të dosjeve “Epstein”. Arrestimi konsiderohet një nga...
Burimi:
vizionplus.tv