Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje
Një gjykatë në Korenë e Jugut dënoi të enjten ish-presidentin Yoon Suk Yeol me burgim të përjetshëm me punë të detyruar, duke e shpallur fajtor për udhëheqje të një kryengritjeje pas shpalljes së dështuar të gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetor të vitit 2024. Ai është presidenti i parë i zgjedhur në epokën demokratike të Koresë së Jugut që merr dënimin maksimal me burg. Sipas ligjit të Koresë së Jugut, akuza për udhëheqje kryengritjeje parashikon tre dënime të mundshme: dënim me vdekje, burgim të përjetshëm me punë të detyruar ose burgim të përjetshëm pa punë të detyruar. Prokuroria kërkoi dënimin me vdekje, duke argumentuar se Yoon kreu “shkatërrim të rëndë të rendit kushtetues”, pasi mobilizoi trupa për të rrethuar parlamentin dhe tentoi të arrestonte kundërshtarë politikë...
Burimi:
javanews.al