Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

Organet kundër korrupsionit në Ukrainë kanë ngritur akuza të rënda ndaj ish-kryeministres Julia Timoshenko. Ajo dyshohet se ka drejtuar një skemë për “blerjen e votave” brenda parlamentit. Ndonëse Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) nuk e përmendi emrin e saj drejtpërdrejt në njoftim, burime për agjencinë e lajmeve “Reuters” konfirmuan se bëhet fjalë pikërisht për Timoshenkon. Sipas hetuesve, nuk bëhej fjalë për raste të veçuara, por për një sistem të organizuar mirë. Deputetët dyshohet se merrnin pagesa paraprake në këmbim të votave të tyre për ligje të caktuara, ose për të mos votuar fare, sipas porosive që merrnin. Ish-liderja e “Revolucionit Portokalli”, e cila ka shërbyer dy herë si kryeministre e Ukrainës, i ka mohuar të gjitha akuzat. Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh...