Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ka tre skenarë për të kuptuar se si mund të përfundojë lufta në Iran: “Fusha e betejës, manovrat e diplomacisë, hapësirat për një marrëveshje jo të paqartë”. Kështu analizon Charles Kupchan, 68 vjeç, ish-këshilltar i Barack Obamës dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown. Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, Charles Kupchan, ka analizuar konfliktin në Iran ndërsa ka komentuar gjithashtu rolin e Donald Trump, tensionet me aleatët europianë dhe ka theksuar se, pavarësisht retorikës së ashpër, Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen nga NATO. Pas fjalimit të Donald Trump, çfarë zhvillimesh duhet të presim në luftën në Iran? “Ndërhyrja e Trump-it ishte shumë e pritur, por në fund nuk iu përgjigj pyetjeve themelore, duke filluar nga kohëzgjatja e mundshme e luftës....