Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë
Shërbimet e inteligjencës perëndimore paralajmërojnë se pas zhdukjes së liderit të Grupit Wagner, Evghenij Prigozhin, disa ish-rekrutues të kësaj ushtrie mercenare po operojnë në Evropë për të rekrutuar individë të dobët ekonomikisht ose të margjinalizuar, me qëllim që ata të kryejnë sulme dhe sabotime në vendet e NATO-s. Ekspertët thonë se këta sabotatorë nuk e kuptojnë se po veprojnë në interes të Rusisë, sepse ekzistojnë gjithmonë “dy nivele distancimi” midis porositësve dhe atyre që kryejnë veprimet. Kjo do të thotë që personat që kryejnë veprimet kriminale janë të izoluar nga drejtuesit rusë, që japin urdhrat. Aktivitetet e tilla përfshijnë shkatërrime hekurudhash, zjarrvënie të qendrave tregtare, shpërthime të pakove postare, ndotje të rezervave të ujit dhe shpërndarje të lajmeve të rreme përmes rrjeteve sociale. Qëllimi i...
Burimi:
javanews.al