Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën
Ish-oficeri i CIA, John Kiriakou deklaroi në një podcast se, sipas informacioneve që pretendon se ka marrë nga një ish-koleg i tij në Shtëpia e Bardhë, një sulm amerikan ndaj Iranit mund të ndodhë të hënën ose të martën. Kiriakou foli në emisionin e podcasterit amerikan Julian Dorey, në një intervistë të regjistruar të premten dhe të transmetuar më 22 shkurt. Ai iu referua afatit 10-ditor që presidenti i SHBA i ka vendosur Teheranit për t’u përmbajtur kushteve të Uashingtonit, përfshirë ndalimin e programeve raketore dhe bërthamore, si dhe ndërprerjen e mbështetjes për grupet aleate në rajon. “Do t’ju japë 10 ditë, do t’ju japë dy javë dhe më pas mund të sulmojë pas dy ditësh. Ai beson se kjo i destabilizon kundërshtarët”, u shpreh...
Burimi:
javanews.al