Iranianët nuk ndalin protestat, regjimi i Teheranit intensifikon përdorimin e forcës, rritet numri i viktimave

Iranianët nuk ndalin protestat, regjimi i Teheranit intensifikon përdorimin e forcës, rritet numri i viktimave

Pavarësisht raportimeve për dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur gjatë tri ditëve të fundit, protestuesit në Iran kanë dalë sërish në rrugë duke sfiduar një fushatë të ashpër shtypjeje nga autoritetet, Qeveria iraniane ka intensifikuar ndërhyrjen nëpërmjet forcave të sigurisë, ndërsa ka vendosur një bllokadë pothuajse totale të internetit në të gjithë vendin, duke kufizuar komunikimin me botën e jashtme. Prokurori i përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, deklaroi se çdo person që merr pjesë në tubime  do të konsiderohet “armik i Zotit”, një akuzë që sipas ligjit iranian dënohet me vdekje. Demonstratat, që nisën më shumë se dy javë më parë për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë, janë përhapur në mbi 100 qytete në të gjitha provincat e vendit....