Irani vajton vdekjet e protestuesve
Irani ka shpallur tre ditë zie në nder të viktimave të trazirave vdekjeprurëse në të gjithë vendin, të cilat i quajti një “betejë” kundër SHBA-së dhe Izraelit, raportoi të dielën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim. Protestat më të këqija në vitet e fundit tronditën Iranin duke filluar në fund të dhjetorit, të nxitura nga zhvlerësimi i ndjeshëm i rialit dhe përshkallëzimi i krizës ekonomike në kombin e sanksionuar rëndë. Trazirat u përhapën shpejt në shumë qytete, me zjarrvënie dhe përleshje që rezultuan në vdekje të shumta si midis forcave iraniane të sigurisë ashtu edhe kalimtarëve civilë, sipas raporteve lokale. Revista Time ka thënë se të paktën 200 persona u vranë, ndërsa media shtetërore iraniane e llogarit numrin e viktimave në dhjetëra, duke përfshirë një numër të...
Burimi:
ntv.al