Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në
“Irani është gati të negociojë me SHBA-në bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella”. Kështu u shpreh të hënën Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi. “Siç e kam thënë vazhdimisht, ne jemi gjithashtu të gatshëm për negociata, por negociata të drejta dhe dinjitoze, nga një pozicion i barabartë, me respekt të ndërsjellë dhe bazuar në interesa të ndërsjella”, i tha Araghchi një grupi diplomatësh të huaj në një takim të transmetuar televiziv në Teheran, ndërsa vendi hyri në javën e tretë të protestave të dhunshme. Deklaratat e ministrit të jashtëm erdhën pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Irani kishte bërë thirrje për negociata, ndërsa administrata e tij po sheh opsionet e mundshme ushtarake për ndërhyrje kundër Teheranit pas demonstratave. Qeveria iraniane ka...
Burimi:
opinion.al