Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se sulmet e tyre të fundit me raketa kanë synuar zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandantit të forcave ajrore izraelite. “Zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të regjimit u shënjestruan”, thuhet në një deklaratë të Gardës, të transmetuar nga agjencia e lajmeve Fars. Raportohet se në sulm u përdorën raketa Kheibar, shkruan Times of Israel. Ndërkohë, pala izraelite bën të ditur se nuk ka viktima apo të plagosur nga sulmet e raportuara. Ndryshe, një seri shpërthimesh të reja u dëgjuan mbi Jerusalem të hënën, raportuan gazetarët e AFP-së, pasi ushtria izraelite tha se kishte zbuluar raketa të reja të lëshuara nga Irani. “Pak kohë më parë, IDF identifikoi...