Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë
Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi sot Bashkimin Evropian për “bashkëpunim” në luftën amerikan-izraelite kundër Iranit. “Indiferenca dhe pranimi i heshtur i Bashkimit Evropian përballë agresionit, dhunës dhe mizorive të SHBA-së dhe Izraelit nuk është asgjë më pak se bashkëfajësi. Bota po e sheh këtë”, tha zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baqaei. Për të mbështetur këtë pretendim, Baqaei shpërndau një video të eurodeputetit belg të majtë, Marc Botenga, i cili gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Strasbourg deklaroi se shumë politikanë europianë nuk po dënojnë agresionin, por po e mbështesin luftën kundër Iranit. Brenda Bashkimit Evropian, qëndrimet për konfliktin në Lindjen e Mesme janë të ndryshme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur se “nuk duhet derdhur lot për rënien e regjimit...
Burimi:
javanews.al