Irani rifillon sulmet ndaj fqinjëve në të gjithë rajonin
Irani ka rifilluar sulmet ndaj disa vendeve të rajonit, duke deklaruar se ka nisur valën e 35-të të operacioneve ushtarake. Raportohet se disa raketa janë lëshuar drejt vendeve të Gjirit gjatë orëve të fundit. Kujtojmë se pak ditë më parë, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sulme ndaj shteteve fqinje. Në Katar, raketat e ardhura janë interceptuar në qiell vetëm pak orë më parë. Ndërkohë, Arabia Saudite bëri të ditur se ka rrëzuar raketa që synonin një bazë ajrore ushtarake, si dhe dronë që kishin në shënjestër një fushë të madhe nafte. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftoi se i është përgjigjur një breshërie raketash gjatë mëngjesit, ndërsa Bahrain paralajmëroi banorët të kërkonin strehim për arsye sigurie....
Burimi:
opinion.al