Irani që nga viti 1979 deri në 2025-ën, kronologji krizash

Irani që nga viti 1979 deri në 2025-ën, kronologji krizash

Protestat në Iran po zënë titujt kryesorë, ndërsa qeveria dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për përshkallëzim të dhunës. Qeveria thotë gjithashtu se ndërhyrja e huaj qëndron pas protestave. Ky është raundi më i fundit i demonstratave kundër sistemit qeverisës të Iranit që nga revolucioni i vitit 1979, i cili rrëzoi shahut dhe solli krijimin e një republike islame. Por vendi është përballur edhe me kriza të tjera, përfshirë tërmete, luftë, sanksione, tensione bërthamore, ndërhyrje rajonale dhe drama politike. Ja një kronologji e disa prej ngjarjeve kryesore të pesë dekadave të fundit. 1979 Shkurt: Ajatollah Ruhollah Khomeini kthehet pas 14 vitesh mërgimi në Irak dhe Francë. Prill: Pas një referendumi, Irani shpallet republikë islame. Nëntor: Shtetet e Bashkuara vendosin sanksionet e para ndaj Iranit, të justifikuara me marrjen peng...