Irani premton hakmarrje pas vrasjes së Khameneit, Evropa gati të përfshihet në konflikt? Tre shtete deklaratë: Do ndërmarrim veprime mbrojtëse

Irani premton hakmarrje pas vrasjes së Khameneit, Evropa gati të përfshihet në konflikt? Tre shtete deklaratë: Do ndërmarrim veprime mbrojtëse

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar deklaruan të dielën se janë të gatshme të mbrojnë interesat e tyre dhe ato të aleatëve në Gjirin Persik, nëse është e nevojshme, duke ndërmarrë “veprime mbrojtëse” kundër Iranit. Udhëheqësit e tre vendeve thanë se ishin “të tmerruar nga sulmet pa dallim dhe joproporcionale me raketa të nisura nga Irani kundër vendeve në rajon, përfshirë ato që nuk ishin të përfshira në operacionet fillestare ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit”, thuhet në deklaratën e përbashkët. “Sulmet e pamatura të Iranit kanë synuar aleatët tanë të ngushtë dhe po kërcënojnë personelin tonë ushtarak dhe civilët tanë në të gjithë rajonin”, shtohet në deklaratë. “Ne i bëjmë thirrje Iranit që t’i ndalë menjëherë këto sulme të pamatura.” “Ne do të ndërmarrim hapa...