“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth dha përditësime nga Pentagoni mbi konfliktin midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Ai tha se regjimi iranian po nxiton drejt ndërtimit të një bombe bërthamore, por Presidenti Donald Trump “nuk do ta lejojë këtë”. Hegseth, deklaroi se sot pritet të jetë “dita më intensive e sulmeve” në luftën kundër Iran, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po intensifikojnë operacionet ushtarake. Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit Irani ka lëshuar numrin më të ulët të armëve që nga fillimi i përplasjes. Hegseth akuzoi Iranin se synon qëllimisht civilë të pafajshëm, ndërsa forcat e tij po shkatërrohen “në mënyrë sistematike”. “Irani qëndron i vetëm dhe po humbet keq,” shtoi ai. Sekretari theksoi se SHBA po vepron me dominim total ajror...