Irani përgatitet për goditje, imazhet satelitore tregojnë fortifikim të objekteve mes tensioneve me SHBA-të
Imazhet e fundit satelitore tregojnë se Irani po riparon dhe forcon një sërë objektesh ushtarake dhe bërthamore, përfshirë në Parchin, Natanz dhe Isfahan, në një periudhë kur tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rritje. Sipas raportimit të Reuters, punimet përfshijnë ndërtimin e strukturave të reja prej betoni, mbulimin me dhe të hyrjeve të tuneleve dhe riparimin e bazave raketore të dëmtuara gjatë përplasjes së vitit të kaluar me Izraeli. “Mburojë betoni” në Parchin Në kompleksin ushtarak të Parchin, rreth 30 kilometra në juglindje të Teheranit, imazhet tregojnë ndërtimin e një strukture të re të mbuluar me beton dhe më pas me shtresë dheu – një lloj “sarkofagu” mbrojtës mbi një objekt të ri të quajtur Taleghan 2. Sipas analizës së Instituti për...
Burimi:
ntv.al