Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, tha se Ukraina “i është bashkuar në mënyrë efektive luftës kundër Iranit” duke i ofruar mbështetje me dronë Izraelit dhe për këtë arsye paralajmëroi se është bërë një “objektiv legjitim”. “Ukraina e dështuar, duke i ofruar mbështetje me dronë regjimit izraelit, në mënyrë efektive i është bashkuar luftës dhe, sipas Nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, e ka bërë të gjithë territorin e saj një objektiv legjitim për Iranin”, shkroi ai në një postim në X
Burimi:
javanews.al