“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i emëruar nga Presidenti Donald Trump, njoftoi papritur se po jep dorëheqjen nga posti i tij të martën, duke përmendur dyshimet në lidhje me luftën e administratës me Iranin. “Pas shumë reflektimi, kam vendosur të jap dorëheqjen nga pozicioni im si Drejtor i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, me efekt nga sot”, shkroi Joe Kent në një postim në X. “Nuk mund ta mbështes me ndërgjegje të pastër luftën e vazhdueshme në Iran. Irani nuk përbënte asnjë kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë dhe është e qartë se ne e filluam këtë luftë për shkak të presionit nga Izraeli dhe lobi i tij i fuqishëm amerikan”, shtoi Kent në letrën e dorëheqjes që ia bashkëngjiti postimit. Kent ishte një mbështetës i flaktë...