Irani: Një marrëveshje e menjëhershme me SHBA për programin bërthamor është e arritshme
Ali Shamkhani, një këshilltar i shquar i udhëheqësit suprem të Iranit, ka theksuar se një marrëveshje mund të arrihet nëse negociatat përqendrohen vetëm në angazhimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore. “Nëse çështja kryesore e negociatave është parandalimi i Iranit nga prodhimi i armëve bërthamore, kjo do të ishte në përputhje me fetvanë (dekretin fetar) të udhëheqësit suprem dhe doktrinën mbrojtëse të Iranit, dhe një marrëveshje e menjëhershme është e arritshme”, postoi ai në X. Ai shtoi se ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili po udhëheq bisedimet për Teheranin, ka “mbështetje dhe autoritet të mjaftueshëm për të siguruar këtë marrëveshje”. Kujtojmë që presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar me një sulm të mundshëm nëse Irani nuk dakordësohet për programin bërthamor....
Burimi:
vizionplus.tv