Irani kundërshtoi SHBA për armëpushim/ Trump: Nëse nuk ka zgjidhje do të vazhdojmë të bombardojmë
Donald Trump ka deklaruar se bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit kanë qenë “shumë të forta” dhe se Irani “dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje”. Duke folur nga Florida, Trump tha se ka pasur “pika të mëdha marrëveshjeje” në diskutimet që përfshijnë të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilat ai thotë se kanë shkuar “në mënyrë perfekte”. Bisedimet u zhvilluan dje dhe vazhduan deri në mbrëmje, tha ai. “Ata (Irani) duan shumë të bëjnë një marrëveshje. Edhe ne do të donim të bënim një marrëveshje. Do të takohemi sot, ndoshta me telefon sepse është shumë e vështirë… për ta të dalin.” Trump tha se do të shihte se si do të shkojë pauza pesë-ditore e sulmeve amerikane ndaj centraleve iraniane –...
Burimi:
ntv.al