Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon
Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Aragchi paralajmëroi se Irani do të sulmojë bazat amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme, nëse Uashingtoni synon territorin iranian. “Nëse sulmohemi, ne do të shënjestrojmë bazat amerikane në rajon”. – u shpreh ai gjatë një interviste për rrjetin Al Jazeera. Ndërsa të premten në Oman u mbajtën negociatat indirekte, Aragchi tha se Teherani dhe Uashingtoni ranë dakord që bisedimet bërthamore duhet të rifillojnë së shpejti. Ai u shpreh se Teherani është i hapur për arritjen e një marrëveshjeje, por shtoi se çështjet që lidhen me programin raketor të Iranit dhe pasurimin e uraniumit ishin të panegociueshme. “As tani e as në të ardhmen nuk mund të ketë negociata për raketat, sepse kjo është një çështje e mbrojtjes” –...
Burimi:
javanews.al