Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh
Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Rumanisë, duke theksuar se Bukureshti do të përballet me pasoja politike dhe ligjore nëse lejon Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat ushtarake në territorin rumun për operacione kundër Teheranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi gjatë një konference për shtyp se një veprim i tillë do të konsiderohej si pjesëmarrje direkte në një agresion ushtarak kundër Iranit. “Nëse Rumania do t’i vinte bazat e saj në dispozicion të Shteteve të Bashkuara, kjo do të ishte e barabartë me pjesëmarrjen në agresionin ushtarak kundër Iranit,” u shpreh Baghaei. Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte i papranueshëm në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe do ta vendoste Rumaninë përballë përgjegjësisë ndërkombëtare. Gjithashtu Teherani...
Burimi:
javanews.al