Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!
Irani ka deklaruar se nuk do të lejojë që “asnjë litër naftë” të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit në dobi të SHBA-së dhe aleatëve të saj. Deklarata u bë nga një zëdhënës i ushtrisë iraniane, në mes të përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Sipas tij, çdo anije që i përket Shteteve të Bashkuara, Izraelit apo partnerëve të tyre do të konsiderohet një “objektiv legjitim”. Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë dhe çdo bllokim i saj mund të ketë ndikim të madh në tregjet globale të energjisë.
Burimi:
javanews.al