Irani i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Do të godasim bazat amerikane në vendet fqinje nëse sulmohemi
Irani ka paralajmëruar vendet e rajonit se do të sulmojë bazat ushtarake amerikane që ndodhen në territoret e tyre nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një sulm kundër Teheranit. Deklarata është bërë nga një zyrtar i lartë iranian për agjencinë Reuters, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për ndërhyrje, në mes të protestave mbarëkombëtare kundër qeverisë në Iran. Sipas zyrtarit, Teherani ka informuar vende si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia se bazat amerikane në këto shtete do të jenë objekt sulmi nëse SHBA godet Iranin, duke u kërkuar njëkohësisht këtyre vendeve që të ushtrojnë presion mbi Uashingtonin për të shmangur një përshkallëzim ushtarak. Ditë më parë, Irani paralajmëroi gjithashtu me sulme edhe Izraelin. Një ditë më parë, gjatë një fjalimi në Detroit,...
Burimi:
vizionplus.tv