Irani godet Tel Avivin, shkatërrim dhe viktima në Izrael

Irani godet Tel Avivin, shkatërrim dhe viktima në Izrael

Dy persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Tel Aviv, si pasojë e një sulmi iranian me bomba thërrmuese. Viktimat janë një burrë dhe një grua rreth 70 vjeç, të cilët u plagosën për vdekje pasi predhat goditën banesën e tyre në zonën Ramat Gan. Pamjet nga vendngjarja tregojnë shkallën e lartë të shkatërrimit të shkaktuar nga shpërthimi, ku banesa e çiftit është kthyer në rrënoja. Ekipet e shpëtimit, që mbërritën menjëherë në vendngjarje, u dhanë ndihmën e parë edhe dy personave të tjerë, të cilët pësuan lëndime të lehta nga predhat. Ndërkohë, disa qytetarë u lënduan gjatë përpjekjeve për të arritur në strehimore, ndërsa të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike...