Irani godet qendrën e banuar në Arabinë Saudite, 2 të vdekur dhe 12 të plagosur

Irani godet qendrën e banuar në Arabinë Saudite, 2 të vdekur dhe 12 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi iranian ndaj një ndërtese rezidenciale në Arabinë Saudite. Lajmin e ka konfirmuar agjencia për Mbrojtje Civile e vendit përmes rrjetit social X, duke nënvizuar se ndërtesa e sulmuar ishte e banuar dhe goditja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa vendet e Gjirit Persik po përballen me rritjen e kërcënimeve dhe sulmeve të raportuara me dronë. Edhe Bahreini ka denoncuar një sulm iranian ndaj një impianti uji, duke theksuar se agresioni ka prekur objektiva civile dhe ka shkaktuar dëme materiale, sipas një postimi të Ministrisë së Brendshme të Bahreinit në X. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka...