Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Amerika mund të jetë duke fituar luftën për kontrollin e hapësirës ajrore iraniane, siç na e përsërit çdo ditë presidenti Donald Trump, por po humbet atë të propagandës dhe komunikimit, në favor të Teheranit. Ky fenomen mund të jetë një nga dëmet anësore më befasuese të kësaj lufte për Uashingtonin. Aq më tepër që Amerika duhet të jetë në pararojë në fushën e komunikimit digjital, pasi e ka shpikur vetë dhe ka një aparat krijues hollywood-ian dhe reklamues të pakrahasueshëm në botë. Megjithatë, asgjë nga këto nuk po shfaqet nga fronti amerikan. Dinamika e nxitur nga iranianët e “Akhbar Enfejari” (Lajme Shpërthyese) është zhvilluar gradualisht prej disa muajsh dhe më pas është përshpejtuar gjatë luftës falë animacioneve Lego (po, pikërisht kubat e ndërtimit), të realizuara...