“Irani është vendi më i keq për të jetuar”, Trump: Është koha për të kërkuar lidership të ri
Donald Trump ka bërë thirrje për ndryshim të udhëheqjes në Iran, duke deklaruar se vendi drejtohet nga një regjim shtypës dhe se është koha për fundin e sundimit të Ajatollah Ali Khamenei. Në një deklaratë për POLITICO, presidenti amerikan u shpreh se Irani ka nevojë për një lidership të ri, ndërsa protestat masive kundër regjimit, që kërkonin rrëzimin e pushtetit aktual, duket se janë qetësuar. “Është koha për të kërkuar një udhëheqje të re në Iran”, tha Trump, duke akuzuar drejtuesit e Teheranit për dhunë dhe represion ekstrem ndaj popullsisë. Më herët gjatë javës, Trump u kishte bërë thirrje iranianëve të vazhdonin protestat dhe të “pushtonin institucionet”, duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”. Një ditë më pas, ai ndryshoi tonin, duke thënë se ishte...
Burimi:
ntv.al