Irani dyshon: Berlini duhet të sqarojë rolin e bazës amerikane ‘Ramstein’ në luftë
Irani i ka kërkuar Gjermanisë të “sqarojë rolin” e Ramstein, bazës më të madhe ushtarake amerikane në Evropë, e vendosur në Gjermani, në luftën e Lindjes së Mesme. Ambasadori iranian në Berlin, Majid Nili, i tha AFP-së: “Ne i kërkuam atyre të sqarojnë ose shpjegojnë rolin e Ramstein,” tha Nili, duke shtuar se “roli i Ramstein nuk është zyrtarisht i qartë për Iranin”. “Deri më tani, nuk kemi marrë asnjë përgjigje,” shtoi ai. Nili tha se Irani beson se përdorimi i bazës ajrore në Gjermaninë Perëndimore nga Uashingtoni mund të shkelë Rezolutën 3314 të Kombeve të Bashkuara.
Burimi:
ntv.al