Irani do ta konsiderojë çdo sulm të kufizuar si një “akt agresioni”

Irani do ta konsiderojë çdo sulm të kufizuar si një “akt agresioni”

Irani paralajmëroi të premten se do ta konsideronte çdo sulm në territorin e tij, përfshirë sulmet e kufizuara, një “akt agresioni”, në një kohë kur Uashingtoni po rrit presionin ushtarak mbi Teheranin. Të premten, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se po shqyrtonte një sulm të kufizuar ushtarak ndaj Iranit nëse Teherani nuk arrinte shpejt një marrëveshje me SHBA-në. Duke iu përgjigjur kësaj deklarate sot, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghai, në një konferencë për shtyp në Teheran, theksoi: “Sa i përket pyetjes së parë në lidhje me një sulm të kufizuar, nuk ka sulm të kufizuar. Një akt agresioni do të konsiderohet një akt agresioni. Pikë.”