Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin
Irani thotë se do të mirëpriste Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin. Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, ambasadori iranian në Moskë, Kazem Jalali, ka deklaruar se Irani do të mirëpriste Rusinë si ndërmjetës për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ky qëndrim vjen në një intervistë të fundit me TASS, ku Jalali theksoi se Irani ka katër kërkesa kryesore për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme me SHBA-në dhe Izraelin:Ndërprerje e plotë dhe përfundimtare e agresionit dhe akteve terroriste, garanci të besueshme se agresioni nuk do të përsëritet, kompensim i plotë për dëmet e shkaktuara dhe respektim i sovranitetit dhe juridiksionit të Iranit, përfshirë në Ngushticën e Hormuzit. Ambasadori falënderoi Rusinë dhe vendet e...
Burimi:
javanews.al