Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani është afër një marrëveshjeje me Kinën për blerjen e raketave supersonike kundër anijeve, CM 302. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po vendosin një forcë të madhe detare pranë bregut iranian për të parandaluar sulme të mundshme. Raketat supersonike, me një rreze veprimi prej rreth 290 kilometrash, janë projektuar për të shmangur mbrojtjen e anijeve. Ekspertët ushtarakë thonë se vendosja e tyre do të rrisë ndjeshëm kapacitetet sulmuese të Iranit dhe do të paraqesë kërcënim për forcat detare amerikane. Negociatat me Kinën për raketat kanë nisur të paktën dy vite më parë dhe u përshpejtuan pas luftës 12 ditore midis Izraelit dhe Iranit në qershor, shkruan A2 CNN. Zyrtarë të lartë iranianë vizituan Kinën gjatë verës së kaluar për të finalizuar bisedimet, përfshirë zëvendës-ministrin e mbrojtjes...