Irani akuzon BE për bashkëfajësi në luftë
Irani ka akuzuar Bashkimin Europian për “bashkëfajësi” në luftën që, sipas Teheranit, po zhvillojnë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër tij. Deklarata u bë të enjten nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, i cili përmes një postimi në rrjetin social X akuzoi BE-në për qëndrim pasiv ndaj veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit. “Indiferenca dhe toleranca e Bashkimit Europian ndaj agresionit, dhunës dhe mizorive të SHBA-së dhe Izraelit nuk është asgjë më pak se bashkëfajësi. Bota po e shikon këtë”, shkroi ai. Për të mbështetur pretendimin e tij, Baghaei shpërndau edhe një video të eurodeputetit belg të majtë Marc Botenga, i cili gjatë një fjalimi në Parlamenti Europian në Strasbourg deklaroi se shumë politikanë europianë nuk po e dënojnë, por po mbështesin...
Burimi:
vizionplus.tv