Iran sulmon me raketa dhe dronë Emiratat/ Mbrojtja ajrore rrëzon shumicën, por ka viktima
Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe tha sot se vendi u godit nga 9 raketa balistike dhe 35 dronë iranianë, ndërsa theksuan se 8 raketa dhe 26 dronët u shkatërruan nga mbrojtja ajrore. Sulmet iraniane deri më tani kanë rezultuar në 6 viktima dhe 122 të plagosur. Që nga fillimi i sulmeve iraniane, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë identifikuar 262 raketa balistike, nga të cilat 241 janë shkatërruar. 19 raketa të tjera ranë në det, ndërsa dy raketa ranë brenda territorit të vendit. Ministria shtoi se 1,475 dronë iranianë janë zbuluar që nga fillimi dhe nga këto, 1,385 u shkatërruan, ndërsa 90 dronë ranë brenda territorit të vendit.
Burimi:
ntv.al