Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
Në ditën e 22-të të protestave në Iran, agjencia e lajmeve Hrana, e organizatës humanitare me të njëjtin emër me seli në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar të paktën 3.919 të vdekur, ndërsa 8.949 raste të tjera janë ende nën hetim. Sipas të njëjtës organizatë, numri i arrestimeve ka arritur në 24.669, “ndërsa vazhdon bllokimi i internetit dhe ashpërsohet represioni”. Por, sipas The Sunday Times, duke cituar një raport iranian, numri i të vdekurve në Iran nga shtypja e protestave do të ishte rreth 16.500. “Dëshmitarët – thuhet – tregojnë për brutalitetin e ushtruar ndaj atyre që marrin pjesë në protestat kundër regjimit”. Në raport përmendet edhe “errësira digjitale” lidhur me atë që po ndodh, e cila përkufizohet si “gjenocid”. Të paktën 330 mijë persona...
Burimi:
opinion.al