Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Sipas një investigimi të “The Sun” çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar dënohen me burg rreth pesë shtetas shqiptarë. Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se gjatë vitit deri në shtatorin e kaluar, 1,865 shqiptarë u dërguan në burg. Shtetasit shqiptarë përbëjnë vazhdimisht përqindjen më të lartë të të huajve në burgjet britanike, rreth 9% të totalit prej 75,289 të burgosurve aktualë. Një analizë e veçantë e The Sun tregon se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, 58 shqiptarë janë dënuar me të paktën një vit burg për krime që variojnë nga trafikimi i drogës deri te trafikimi i personave. Sipas ligjit britanik, të huajt që marrin dënime prej 12 muajsh ose më shumë marrin automatikisht urdhër deportimi pas vuajtjes së dënimit....