Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

Orbán nuk është vetëm. Janë të shumtë në Europë dhe në Perëndim që dalin të humbur nga këto zgjedhje historike. Kështu thotë në një intervistë për Corriere Della Sera, Marc Lazar, profesor në universitetet Sciences Po në Paris dhe në Luiss në Romë dhe ekspert i njohur i populizmave europiane. Profesor Lazar, Viktor Orbán ka humbur. Çfarë do të thotë kjo për Europën? “Në janar, fushata e Orbán publikoi një video me mbështetjet e Giorgia Meloni, Matteo Salvini, Marine Le Pen, Santiago Abascal, Benjamin Netanyahu, Javier Milei dhe Alice Weidel. Sot mund të themi se kjo është edhe humbja e tyre. Të paktën Meloni, me zgjuarsi, më pas heshti, ndërsa Le Pen dhe Salvini shkuan madje edhe në Budapest. Por mbi të gjitha është një humbje për JD Vance dhe...