Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara ka arritur nivelin më të lartë në pothuajse dy vite, i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë dhe karburanteve si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme. Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e konsumit u rritën me 3.3% në mars krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, nga 2.4% që ishte në shkurt, duke shënuar rritjen më të madhe mujore që nga viti 2022. Rritja është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i naftës, pasi konflikti në rajon dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit kanë ndikuar drejtpërdrejt në furnizimet globale. Si pasojë, çmimet e benzinës u rritën me mbi 21% vetëm nga shkurti në mars, ndërsa nafta shënoi rritje mbi 30%. Kostoja e karburanteve është reflektuar menjëherë në...