Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe
Më shumë se 150 persona në anijen turistike Star Princess, e cila udhëtoi nëpër Karaibe, u sëmurën me norovirus, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raportoi NBC news. Virusi infektoi 104 pasagjerë dhe 49 anëtarë të ekuipazhit, tha CDC. Anija ishte në një udhëtim njëjavor që përfundoi sot, dhe pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kishin simptoma të tilla si diarre dhe të vjella, sipas deklaratës. Kompania “Princess Cruises” deklaroi se u kryen raunde shtesë pastrimi dhe dezinfektimi të anijes, dhe se pasagjerët e sëmurë dhe anëtarët e ekuipazhit u izoluan deri në zbarkim. Shpërthimi u raportua të mërkurën në Programin e Sanitarizimit të Anijeve të CDC-së dhe zyrtarët e asaj agjencie u ngjitën në bord për të hetuar rastin. Sipas...
Burimi:
javanews.al