Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Incident i rëndë në Strasburg, eurodeputeti grushton në mes të rrugës gazetarin (VIDEO)
Një incident i rëndë ka ndodhur në Strasburg një ditë më parë, ku është përfshirë një eurodeputet. Protagonist në një incident të dhunshëm me viktimë gazetarin Nikos Giannopoulos, u bë eurodeputeti grek i SYRIZA-s, Nikos Pappas. Të dy burrat u gjetën në të njëjtin dyqan mbrëmë në Strasburg dhe atje, gazetari u sulmua nga eurodeputeti. I shoqëruar nga dëshmitarë okularë, Giannopoulos (foto poshtë) shkoi në stacionin lokal të policisë, paditi eurodeputetin, i cili kërkohet në kontekstin e autoforos, pasi vepra penale nuk bie nën imunitetin parlamentar. SYRIZA ka njoftuar masa të menjëhershme ndaj deputetit të saj, teksa ai është nxjerrë edhe jashtë Eurogrupit. “Strasburgu – kryeqyteti i Krishtlindjeve i Francës – por edhe selia e Parlamentit Europian mund të jetë e dekoruar dhe një nga...