Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)
Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po viziton Turqinë, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga Recep Tayyip Erdogan. Ai humbi papritur ekuilibrin dhe u rrëzua. Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu arriti të ngrihej në këmbë dhe nuk pësoi dëmtime. Pavarësisht incidentit të pafat, programi dhe agjenda vazhdoi si zakonisht pas një vonese të shkurtër. Nijerya Cumhurbaşkanı Tinubu yere düştü Cumhurbaşkanı Erdoğan, koluna girerek Tinubu’ya yardım etti https://t.co/t1okaLg1ZU pic.twitter.com/wuZLQznIsS — Independent Turkish (@TurkishIndy) January 27, 2026
Burimi:
javanews.al